Pa drejtuar asnjë ndeshje, për vetëm një muaj Gattuso largohet nga Fiorentina

spot_img

Fiorentina ka konfirmuar zyrtarisht se janë pajtuar me trajnerin Gennaro Gattuso të mos e nisin bashkëpunimin në sezonin e ri.

Para rreth tri javëve, Fiorentina konfirmoi emërimin e Gattusos si trajner të ri të tyre.

Megjithatë, palët si duket nuk kanë arritur të pajtohen rreth shumë gjërave dhe bashkëpunimi i tyre është ndërprerë.

Është vet klubi italian që ka konfirmuar me anë të një komunikate largimin e Gattusos.

“ACF Fiorentina dhe Mister Rino Gattuso, me marrëveshje të përbashkët, kanë vendosur që të mos ndjekin marrëveshjet e mëparshme dhe për këtë arsye të mos fillojnë së bashku sezonin e ardhshëm të futbollit”.

“Kompania menjëherë vendosi të punojë për të identifikuar një zgjedhje teknike që do të drejtojë ekipin Viola drejt rezultateve që Fiorentina dhe Qyteti i Firences meritojnë”, thuhet në njoftim.

Mbetet të  shohim tani se cilin ekipin do të shkojë Gatusso.

 

DUHET TË LEXONI

spot_img