Miku i ngushtë i Benzemas: “Mbappe do të nënshkruajë për Realin”

spot_img

Mohamed Henni, miku i ngushtë i Karim Benzemas, në kanalin e tij në Youtube ka lëshuar një lajm që ka gëzuar shumë fansat e Real Madridit.

“Mbappé do të nënshkruajë për Realin”, tha Mohamed Henni në kanalin e tij në Youtube.

Për Realin do të ishte një transferim bombë, pasi Eden Hazard ka dështuar të lë gjurmë, derisa Madridi ka nevojë për Mbappen, pas largimit të Sergio Ramos, që ka lënë shije të hidhur në shtëpinë e Los Blancos.

Mbappe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por Paris Saint Germain është duke vështirësuar kalimin e tij në Madrid.

Sido që të jetë, Henni i ka dhënë shpresa tifozëve se Mbappe do të përfundojë në Madrid këtë verë.

DUHET TË LEXONI

spot_img