14.3 C
Pristina
Monday

Lukaku nuk do të largohet nga Inter

Sulmuesi belg është i fokusuar t’i ndihmojë “Nerazzurët” që ta vazhdojnë suksesin në Serie A, por tani nën urdhrat e trajnerit të ri Simone Inzaghi.

Romelu Lukaku është i lumtur tek Interi ku është rikthyer në seancat stërvitore, pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tij.

Lukaku e ka fituar epitetin si njëri ndër sulmuesit më të mirë në Evropë që prej transferimit nga Manchester United tek Interi për 80 milionë euro në vitin 2019, ku në 95 paraqitje në të gjitha garat ka regjistruar 64 gola dhe 16 asistime.

“Kisha kohë për të pushuar, por gjithashtu kam qenë duke ushtruar që të qëndroj në formë dhe të jem në gjendje te fillojë sezonin e ri në formë të mirë. Tani kemi edhe disa javë për t’u përgatitur për sezonin e ri. Shpresojmë të arrijmë më shumë suksese se në vitin e kaluar”, tha Lukaku për mediat zyrtare të klubit.

“Jam tejet i lumtur që jam rikthyer. Shpresojmë që të vazhdojmë në rrugën që e filluam, dhe të fitojmë sa më shumë. Të gjithë lojtarët duhet të punojnë sa më shumë për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet”, shtoi ylli belg.

28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç për “Nerazzurët” sezonin e kaluar, ku ia siguroi titullin e parë të Serie A pas 11 vjetësh, dhe tani është duke u lidhur me transferime në Premier Ligën angleze, me skuadrat si Chelsea dhe Manchester City të interesuara në shërbimet e tij.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img