8.6 C
Pristina
Friday

Largimi nga stadiumi kundër Tottenhamit, Ronaldo: Të më inkuadrosh tre minuta në lojë? Nuk jam ai lloj lojtari

Intervista bombastike e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo me Piers Morgan po vazhdon të publikohet në copëza, ndërsa sot ikona e futbollit ka shpjeguar edhe incidentin në natën e ndeshjes kundër Tottenhamit.

Intervista bombastike e superyllit portugez, Cristiano Ronaldo me Piers Morgan po vazhdon të publikohet në copëza, ndërsa sot ikona e futbollit ka shpjeguar edhe incidentin në natën e ndeshjes kundër Tottenhamit.

Trajneri Erik Ten Hag vendosi që ta inkuadroj Ronaldon në tre minutat e fundit të ndeshjes, por që ylli portugez refuzoi, dhe më pas u largua nga stadiumi në shenjë revolte., raporton KosovaPress.

Tani, Ronaldo e ka shpjeguar këtë moment, duke thënë që është penduar se është larguar nga stadiumi, por njëkohësisht ishte ndjerë i provokuar nga trajneri.

“Është diçka që më vjen keq që e largova nga stadiumi, le të themi se jam penduar, por në të njëjtën mënyrë jam ndjerë i provokuar nga trajneri. Nuk më lejohet, një trajner të më futë në tre minutat e fundit në një lojë. Më falni, nuk jam lojtar i tillë”, tha Ronaldo.

“Në rregull, ju nuk më inkuadroni kundër Manchester Cityt për shkak të respektit për karrierën time dhe doni të më lini tre minuta kundër Tottenham Hotspur. Nuk ka kuptim…”, tha më tej Ronaldo.

Manchester United e mposhti Tottenhamin 2:0 në kuadër të Premier Ligës, ndërsa Ronaldo e kishte filluar ndeshjen nga banka rezervë.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA