4.8 C
Pristina
Friday

Kosova luan sot në Prishtinë ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet të enjten (sot) me Poloninë në ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshja i takon kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

Në katër ndeshjet e deritashme “Dardanet” kanë realizuar një fitore, një barazim dhe kanë pësuar dy humbje dhe renditen në pozitën e parafundit (pesë) me katër pikë të mbledhura.

Polonia aktualisht është e dyta në renditje, me dy pikë më pak se kryesuesja e grupit Norvegjia.

Përveç ndeshjes me Poloninë, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në kuadër të Grupit F, ku më 30 nëntor, në Prishtinë, do të takohet me Shqipërinë.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img