15.4 C
Pristina
Friday

Historiku i Bernard Challandes me Kosovën

Pas një seri rezultatesh negative, Federata e futbollit të Kosovës ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bernard Challandes nga detyra e përzgjedhësit të kombëtares.

Challandes erdhi në krye të Kosovës më 2 mars të 2018-tës, duke zëvendësuar Albert Bunjakin, i cili vendosi të dorëhiqet në tetor të 2017-tës, pas rezultateve të dobëta që kishte me “Dardanët”.

Zvicerani nënshkroi për dy vite dhe debutoi në ndeshjen kundër Madagaskarit, ndaj të cilëve triumfuan me rezultat 0-1.

Ajo që mbahet në mend nga ky trajner, është promovimi që i bëri Kosovës, nga Liga D e Ligës së Kombeve, në Ligën C.

Ai gjithsej kishte 40 ndeshje me kombëtaren, arriti 17 fitore,8 barazime dhe 15 humbje.

Përveç Kombëtares së Kosovës, ai më parë udhëhoqi Kombëtaren e Armenisë, dhe ekipet si Basel, Young Boys, Fc Zurich.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img