15.2 C
Pristina
Tuesday

Futbollistët e Kosovës vizitojnë Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë – foto

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë sot pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët, me ftesën nga kryetarja e organizatës “Action for Health”, Nezaqete Rukovci.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë sot pjesë e fushatës “Bashkohu, Shpëto Jetë”, në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin te Fëmijët, me ftesën nga kryetarja e organizatës “Action for Health”, Nezaqete Rukovci.

Me këtë rast, futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani e Milot Rashica vizituan sot Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, Pediatrinë në Prishtinë e vizituan edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, drejtori i kombëtares, Muharrem Sahiti dhe i pari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Lojtarët dhe krerët e FFK-së bënë shpërndarjen e fanellave, topave dhe shalleve të kombëtares për fëmijët që janë të shtrirë në këtë klinikë për mjekim.

Presidenti Ademi ka falënderuar stafin e kësaj klinike për kujdesin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve të prekur me kancer, si dhe shprehu gatishmërinë e FFK-së për të mbështetur fushatat e ndërgjegjësimit të kësaj klinike, por edhe për format e tjera të përkrahjes e bashkëpunimit.

Ademi dhe futbollistët e kombëtares uruan që fëmijët e shtrirë në këtë klinikë sa më parë ta kalojnë këtë sfidë dhe t’u kthehen familjeve të tyre dhe jetës normale.

Gjatë vizitave në Repartin e Onkologjisë, njëri nga pacientët u shpreh tejet i lumtur që pati rastin t’i takojë yjet e Kombëtares dhe i pyeti ata për ndjenjën e të shënuarit gol në fanellën dardane, teksa theksoi se pikërisht atë ndjenjë gëzimi do ta ketë edhe ai kur të shërohet nga sëmundja dhe kur do të ketë mundësinë për të qenë në tribunat e stadiumit në përkrahje të futbollistëve të Kombëtares drejt triumfeve të reja.

Fotot nga vizita e yjeve të Kosovës në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë i gjeni më poshtë.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img