12.7 C
Pristina
Friday

Futbollistet e Kosovës U-19 realizojnë fitoren e dytë, mposhtin Lihtenshtajnin 2:1

Futbollistet e Kosovës U 19, kanë shënuar edhe fitoren e dytë në kualifikimet për “Euro 2022 “ që po mbahen në Poreç të Kroacisë.

Pas triumfit në ndeshjen e parë të Grupit 5 të Ligës B ndaj Letonisë (3:0), “Dardanet” të premten kanë triumfuar edhe ndaj Lihtenshtajnit me rezultat 2:1.
Të dy golat e fitores për Kosovën 19, i ka shënuar Fortesa Berisha, në minutën e pestë nga penalltia dhe në minutën e 65-të.
Me këtë fitore, Kosova ka tubuar gjashtë pikë dhe ndeshjen e fundit në grup e luan ndaj Kroacisë më 25 tetor në kuadër të raundit të parë kualifikues.
Kalimin në Ligën A (raundin e dytë kualifikues), e siguron ekipi që renditet i pari në grup, ndërsa tutje kalon edhe ekipi më i mirë i vendit të dytë prej gjashtë grupeve të Ligës B.

 

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img