18.7 C
Pristina
Friday

Fitorja e tretë radhazi për Yllin, mposht Rahovecin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 89:77, në kuadër të javës së gjashtë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 15:4, por më pas rikthehen Vreshtarët, duke afruar rezultatin në 19:17, sa përfundoi çereku i parë. Periudha e dytë ishte më e barabartë dhe me rikthime në rezultat, por në fund të kësaj therandasit sërish shkëputen 39:32, ndërsa pjesa e parë përfundoi 44:38.

Edhe perioda e tretë ishte shumë e niveluar, por sërish në fund të kësaj pjese Ylli krijon distancë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:61. Në 10 minutat e fundit, Ylli ruajti epërsinë, madje e thelloi edhe më shumë për të triumfuar 89:77.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 22 pikë e 14 kërcime, Brandon Radolph me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Erjon Kastrati me 17 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 28 pikë e pesë kërcime.

Ylli ka tri fitore dhe tri humbje, kurse Rahoveci një fitore dhe pesë humbje.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img