7.1 C
Pristina
Sunday

Egjipti dëshiron Olimpiadën 2036

Egjipti do të aplikojë për të pritur Lojërat Olimpike Verore në vitin 2036, njoftoi ministri egjiptian i Rinisë dhe Sporteve, Ashraf Sobhi.

Egjipti do të aplikojë për të pritur Lojërat Olimpike Verore në vitin 2036, njoftoi ministri egjiptian i Rinisë dhe Sporteve, Ashraf Sobhi.

Deri më tani, asnjë vend arab apo afrikan nuk ka pritur ndonjëherë ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi dha dritën jeshile për aplikimin, shtoi ministri Sobhi gjatë një pritjeje për presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në Kajro.

Qeveria egjiptiane citon Bach të ketë deklaruar se infrastruktura sportive e Egjiptit është në gjendje të presë ngjarjen.

Lojërat Olimpike Verore të ardhshme mbahen në Paris në vitin 2024, pasuar nga Los Angeles 2028 dhe Brisbane në Australi 2032.

Procesi i aplikimit për organizimin e Lojërave Olimpike 2036 ende nuk ka nisur zyrtarisht dhe spekulohet se po përgatisin aplikimet edhe Gjermania, Meksika, Turqia, Rusia, India dhe Katari.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA