20.8 C
Pristina
Tuesday
spot_img

E fundit, Prishtina zgjedh kryetarin e ri të klubit

Gjiganti i futbollit kosovar, FC Prishtina, para pak çastesh e ka konfirmuar se klubi e ka zgjedhur kryetarin e ri.

Gjiganti i futbollit kosovar, FC Prishtina, para pak çastesh e ka konfirmuar se klubi e ka zgjedhur kryetarin e ri.

Pas mbledhjes së mbajtur nga klubi i Prishtinës, është konfirmuar që kryetari i ri i klubit është zgjedhur Hakif Gashi, përcjell KosovaPress.

Gashi do ta ushtrojë këtë detyrë në vend të Remzi Ejupit, i cili ishte kryetari i klubit për plot 18 vite me radhë.

Në anën tjetër, Gashi nuk është fytyrë e re për Prishtinën, pasi për shumë vite ai është pjesë e aksionarëve të klubit.

Po ashtu, janë zgjedhur edhe anëtarët e ri Bordit Teknik, i cili do të përbëhet nga Rrahman Haradini, Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, dhe Hakif Gashi.

Ndërkaq, Prishtina e ka konfirmuar që në ditët në vazhdim do të mbahet edhe Kuvendi Zgjedhor i klubit.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img