4.8 C
Pristina
Friday

Drita me mungesa përballë Llapit por Nuhiu është optimist për fitore

Klubi i Futbollit “Drita” ka mbajtur konferencën e zakonshme për media një ditë përpara ndeshjes kampionale, në të cilën folën trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Marko Simonovski.

“Më ka pëlqyer skuadra në ndeshjen e fundit. Më gëzon fakti që gjetëm rezultatin pas atyre lojërave të mira. Djemtë kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, më ka pëlqyer angazhimi dhe mos-lejimi i kundërshtarëve që të rrezikojnë”.

“Disa futbollistë janë duke marrë formën e tyre më të mirë dhe për këtë gjë jam i lumtur”.
“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Skuadra e Llapit kishte një start jo të mirë, por në 3 ndeshjet e fundit kanë treguar se dinë të luajnë shumë mirë. Ata gjithashtu kanë lojtarë që mund ta bëjnë dallimin në mënyrë individuale”.

“Kemi nevojë për vazhdimësi dhe besoj që mund të vazhdojmë të marrim rezultat të mirë. Mendoj që në ndeshjen e fundit kemi marrë një mesazh të mirë, edhe nga pjesa ofanzive”.

“Arbnor Muja do të mungojë në këtë takim, e sot gjatë stërvitjeve Erjon Vucaj ka shprehur një shqetësim në muskujt e tij”, ka thënë trajneri Nuhiu.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img