9.4 C
Pristina
Sunday

Bazuar në statistika, kjo është kombëtarja favorite për ta fituar Botërorin

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, por ka shumë mundësi që ata ta bëjnë këtë në Botërorin e Katarit.

Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, por ka shumë mundësi që ata ta bëjnë këtë në Botërorin e Katarit.

Duke përdorur modelin e parashikimit të Kupës së Botës të inteligjencës artificiale të Stats Perform, amerikano-jugorët janë shfaqur si favoritët kryesor për ta ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit për kombëtare.

Për të arritur një tablo më të plotë se kush do të fitojë Kupën e Botës 2022, modeli i parashikimit vlerëson probabilitetin e rezultatit të çdo ndeshje, fitore, barazim ose humbje.

Shanset dhe renditjet bazohen në paraqitjet historike të ekipit. Më pas, modeli merr në konsideratë forcën e kundërshtarit dhe vështirësinë e rrugës së tyre drejt finales, duke përdorur probabilitetet e rezultatit të ndeshjes, duke marrë parasysh përbërjen e grupeve dhe parakalimet në fazat e eliminimit, përcjellë KosovaPress.

Brazili del me probabilitetin më të lartë për të fituar. Pesë herë fituesit, të cilët janë favorit të përgjithshëm për të fituar, kanë një shans prej 16 përqind për të ngritur trofeun.

Pas Brazilit pesë herë fitues, është Argjentina që ka probabilitetin e dytë më të lartë për të fituar Kupën e Botës të këtij viti. Skuadra e Lionel Scalonit, e cila është favorit në Grupin C, ka një shans 13 pqrqind për të fituar trofeun këtë vit.

Në pesë pretendentët më të mirë në Kupën e Botës 2022 janë Franca me 12 përqind, Spanja me 9 përqind dhe Anglia me 9 përqind..

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA