​Spyros Capralos zgjidhet president i ri i Komiteti Olimpik të Evropës

spot_img

Në Athinë të Greqisë është mbajtur sot Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Evropës (KOE), ku për president të ri u zgjodh Spyros Capralos.

Capralos është edhe president i Komitetit Olimpik të Greqisë (KOG), dhe sot ishte në garë për postin e presidentit të KOE së bashku me presidentin e Komitetit Olimpik të Danimarkës (KOD), Niels Nygaard.

Capralos do të jetë në krye për ciklin olimpik 2021-2025, pasi që mori shumicën e votave, gjithsej 34 sosh, në krahasim me danezin Nygaard që mori 16.

“Të udhëheqësh Komitetin Ekzekutiv dhe të gjitha komitetet olimpike të Evropës, është një privilegj i madh. Përkrahja juaj do të thotë shumë për mua, andaj jam shumë mirënjohës. Do të angazhohem, do të jem mendje hapur, transparent dhe një president i të gjitha vendeve”, tha Capralos në fjalën e tij.

Të pranishëm në Asamble ishin edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, nënpresidenti Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti.

Në fund, presidenti i KOK, Krasniqi e uroi Capralosin për zgjedhjen e tij në krye të Lëvizjes Olimpike të Evropës, derisa presidenti i ri i KOE-së shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komitetin Olimpik të Kosovës.

DUHET TË LEXONI

spot_img