4.5 C
Republic of Kosovo
Saturday, February 4, 2023

Si të reagoni nëse punonjësit postojnë gjëra negative për kompaninë?

Sot më shumë se kurrë, platformat e mediave sociale janë bërë vende ku njerëzit shprehen se si ndihen për punën e tyre – që do të thotë se mund të jetë koha që punëdhënësit të rregullojnë politikat e tyre sa i përket mediave sociale për të mos u kapur në befasi.

Sot më shumë se kurrë, platformat e mediave sociale janë bërë vende ku njerëzit shprehen se si ndihen për punën e tyre – që do të thotë se mund të jetë koha që punëdhënësit të rregullojnë politikat e tyre sa i përket mediave sociale për të mos u kapur në befasi.

TikTok, për shembull, është bërë një platformë shumë e përhapur dhe që po përdoret edhe në ambient pune dhe mundësi për të arritur audiencën. Aty përdoruesit po shkruajnë të mirat, të këqijat e vendeve të punës. LinkedIn është bërë gjithashtu një vend i përshtatshëm për njerëzit që të ndajnë emocionet e tyre të papërpunuara rreth punës. Cilado qoftë platforma, këto situata ndonjëherë mund të ndikojnë negativisht në reputacionin e punëdhënësit dhe kompanisë. Andaj, punëdhënësit duhet të jenë të përgatitur mirë sa i përket politikave të mediave sociale të kompanisë së tyre.

Për punëdhënësit, gjithçka ka të bëjë me ekuilibrin. Të kesh punonjës që mbrojnë dhe promovojnë produktet dhe shërbimet e kompanisë mund të jetë një përfitim i madh – mund të konsiderohet një lloj marketingu falas. Pra, krijimi i një politike të mediave sociale që inkurajon punonjësit të mbështeten në këtë, por në një mënyrë që nuk i ekspozon ata ndaj rrezikut, është i ndërlikuar.

Shumica e politikave specifikojnë se punonjësit nuk mund të japin sekrete tregtare, as nuk mund të flasin në emër të një kompanie ose punonjësve të tjerë. Politikat zakonisht përfshijnë gjithashtu respektimin dhe ndershmërinë në postimet e tyre dhe prekin nëse punonjësit mund të përdorin mediat sociale gjatë pushimeve gjatë gjithë ditës së punës.

Po ashtu, politikat mund të përfshijnë mosfilmimin, postimin e ndonjë klienti ose talljen me ta. Për shembull, udhëzimet e punonjësve të mediave sociale të Nordstrom thonë se punonjësit duhet të respektojnë privatësinë e klientit dhe të mos postojnë foto të tyre ose të bëjnë komente negative për klientët.

Kur duhet t’i njoftoni punonjësit për politikat që duhet ndjekur për rrjete sociale?

Politika e mediave sociale të Dell-it, e përditësuar në vitin 2020, e thotë thjesht: “Sigurohu që po poston vetëm përmbajtje që do të ndihesh rehat të shfaqesh në ‘inboxin’ e shefit tënd, në përditësimet në Twitter ose në Instagram të kolegut tënd, ose në faqen kryesore të një portali të njohur të lajmeve.”

Disa janë të shqetësuar se politikat aktuale të mediave sociale nuk janë në nivelin e duhur, duke marrë parasysh se sa shpesh punonjësit postojnë për punën. “Kompanitë me të vërtetë duhet të adresojnë mediat sociale dhe ato duhet të kenë një strukturë, udhëzime,” tha Mae Karwowski, themeluese e agjencisë së marketingut “Obviously”. Duhet të jetë pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunikimit të një kompanie për të informuar punonjësit për politikat e mediave sociale, sepse të qenit të vetëdijshëm për qëndrimin e punëdhënësit të tyre mund të ndryshojë sjelljen e tyre në internet, theksoi Karwowski.

Koha ideale për ta bërë këtë është sapo që punonjësi të fillojë punën që ta dijë nga fillimi se çfarë pritet nga ai. Gjithashtu duhet të rishikohet gjatë gjithë vitit dhe kur politikat në këtë aspekt të ripërditësohen. Trajnimi mund të përfshijë shembuj vizualë të asaj që do të ishte një shkelje e politikës së një kompanie.

“Së paku, duhet të pranoni se njerëzit po e duan punën e tyre dhe po zgjedhin ta dokumentojnë atë dhe ta vënë kompaninë në një dritë të mirë dhe pozitive”, ka thënë tutje Karwowski.

Barb Holland, këshilltar i njohurive për “The Society for Human Resource Management” ka thënë se organizata duhet ta demonstrojnë praktikisht se si duhet të implementohen rregullat. Rregullat e kompanisë ku ai punon sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale është dy faqe e gjatë.

“Organizatat që thjesht shkruajnë një politikë dhe e dërgojnë atë, por në të vërtetë nuk trajnohen dhe edukohen për të – ato do të jenë ato që do të kenë këtë problem herët a vonë”, ka thënë ai.

Ka theksuar se në këtë çështje bëhet më i dukshëm dallimi mes brezave. Veçmas nëse në krye të burimeve njerëzore është dikush që nuk është rritur në kohën e mediave sociale.

“Këtu keni dallime brezash. Nëse keni në krye të Burimeve Njerëzore dikë që nuk është rritur në mediat sociale dhe në staf keni punonjës që janë rritur me rrjete sociale”, ka thënë tutje ai.

A duhet ndëshkohen punëtorët që shkelin rregullat dhe si të motivohen pjesa tjetër?

Nëse një punonjës shkel politikën, Holland tha se ndërprerja e kontratës nuk është rruga e parë e veprimit, kryesisht sepse kjo mund të vendosë një standard për shkelje të tjera dhe një kompani mund të mos jetë në gjendje të përballojë shkarkimin e punonjësve në një treg të ngushtë pune. Në vend të kësaj, hapi i parë mund të jetë një formë tjetër e masës disiplinore e shoqëruar me edukim më të mirë mbi politikën.

Pastaj, ka raste kur një kompani mund të dëshirojë të shijojë frytet e marketingut të postimit të një punonjësi në lidhje me punën, duke u bërë virale. Dhe nëse kjo ndodh, a duhet t’i jepet një bonus ose shpërblim atij punonjësi?

Holland tha se është e vështirë të thuhet por e pakta që mund të behët është që punonjësit t’i jepet një falënderim verbal, duke i theksuar gjithashtu pjesës tjetër të kompanisë se ata do të inkurajonin postime të ngjashme. “Së paku, duhet të pranoni se njerëzit po e duan punën e tyre dhe po zgjedhin ta dokumentojnë atë dhe ta vënë kompaninë në një dritë të mirë dhe pozitive,” tha Karwowski./ AkademiPune/

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA