15.5 C
Republic of Kosovo
Friday, March 31, 2023

” Shpesh kujtoj se ai nuk ka vdek…” I kishte vetëm 19 vjet kur u bë nuse, dhimbja më e madhe kur i vdiq bashkëshorti!

Duke qenë se ishte lindur, rritur e martuar ne Tropojë, për Mire Zharku ky vend ishte gjithçka në jetë.

Zonja Mire, ishte vetëm 19-vjece kur u martua por për asnjë ditë të vetme nuk u bë pishman se u bë nuse në këtë moshë, pasi që, thotë se bashkëshortin e kishte përkrahësin më të madh në jetë.

“ Unë jam martue me një djalë 17 vjet më i ri se unë. Atij, dy prindërit i kanë pas vdek e ata e kanë rrit dajt e vet, por kurrë nuk më ka bo hidhnim, më ka respektue e kam respektue edhe nuk jam pishman për asgjë”, deklaroi ajo.

E humbja më e madhe në jetë e saj ishte kur bashkëshorti i tij vdiq.

“ Vështirë është, se kujtoj edhe tash se ai nuk ka vdek, sepse kemi kaluar shumë mirë, e kemi kalua mërzinë me punë e më halle e problem, por ai më mungon shumë në shtëpi, po kujtoj se ai s’ka vdek”, tha ajo.

Zonja Mire shtoi se jetën e saj po e kalon me mall të fëmijëve e me pikëllim për vdekjen e burrit./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA