Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për punën që po bëjnë në sanimin e dëmeve nga shpërthimi i brendshëm.
Ai ka bërë me dije se ata po bëjnë punë të jashtëzakonshme në eliminimin e dëmeve nga shpërthimi në kanalin ujor në Zubin Potok
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata po tregojnë zell dhe profesionalziem në punën e tyre.
“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm. I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, ka shkruar Kurti.