Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë, Zubin Potok. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, duke shkaktuar rrjedhje të pakontrolluar të ujit.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejt ta ndriçojnë rastin”, ka deklaruar Elshani.
ATV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit.
Deri më tani, nuk ka informacione për viktima apo dëme të tjera materiale përveç dëmtimit të kanalit të ujit.