26.7 C
Pristina
Saturday

“Zgjoi” në listën e ngushtë për çmimet Oscar, vjen reagimi i Dua Lipës

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” është renditur në listën e ngushtë për çmimet Oscar.

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka reaguar pasi filmi “Zgjoi” është renditur në listën e ngushtë për çmimet Oscar.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ndihet tepër krenare me praninë e Kosovës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar më 2022.

“Kosova po shkon në Oskar. Ndihem tepër krenare. Sa rrugë e bukur për të përfunduar këtë vit”, shkruan Lipa.

“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit rrëfen historinë e Fahrijes, e cila pas luftës ngeli e vetme me dy fëmijët, vajzën 3-vjeçare dhe djalin tre muajsh.

Në përpjekjet për mbijetesë si nënë e vetme në Kosovën e pasluftës, ajo u bashkua me disa gra të tjera të fshatit që kishin mbetur të veja dhe krijuan kooperativën bujqësore “Krusha”, që merren me përpunimin e turshisë dhe ajvarit.

Fahrija nuk heq dorë dhe vazhdon të luftojë jo vetëm për të mbajtur familjen e saj, por edhe për të luftuar paragjykimet kundër një komuniteti që është armiqësor ndaj saj.

Votimi i nominimeve fillon më 27 janar 2022 dhe përfundon të martën, më 1 shkurt 2022. Nominimet do të shpallen më 8 shkurt 2022.

Ceremonia e 94-të Oscar mbahet më 27 mars 2022 në Hollywood dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në më shumë se 200 vende botërore.

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img