20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Veliaj: Mirëpresim me padurim yjet botërore Rita Orën dhe Dua Lipën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se janë të përgatitur për eventin madhështor Sunny Hill Festival që do të mbahet në fund të gushtit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se janë të përgatitur për eventin madhështor Sunny Hill Festival që do të mbahet në fund të gushtit.

Përveç Dua Lipës, Veliaj tha se mirëpresin një javë pas edhe yllin botëror Rita Orën.

Sipas tij, Tirana është gjithmonë e gatshme të pres shumë prej eventeve kulturore, sepse i sjellin të ardhura qytetit dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik, raporton EO.

“Kemi disa aktivitete. Kemi Sunny Hill në fund të gushtit. Jemi super të përgatitur. Një javë pas është Rita Ora. Për Tiranën kryeqyteti evropian i rinisë. Një ndeshje të madhe të boksit”.

“Tirana është gjithmonë gati të presë me një infrastrukturë shumë prej eventeve kulturore sepse për neve është biznes sjellë të ardhura për qytetin. Arti, kultura është ekonomi. Unë besoj qytete jetojnë me aktivitet. Ne edhe në Prishtinë e Tiranë i kemi pasur qytete të fjetura. Qytete kanë dinamikë edhe këto yje botërore e ngritin reputacionin e qytetit”, tha Veliaj.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img