17.1 C
Pristina
Wednesday

Vdes muzikanti nga Gjilani, Lind Ibrahimi

Është njoftuar se ka vdekur bateristi i njohur në moshën 32-vjeçare nga Gjilani, Arlind Ibrahimi.

Sipas raportimeve, ai është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Kalabria (ish-Emshir).

Deri më tani nuk është bërë i ditur saktësisht asnjë shkak i vdekjes së tij.

Ndonëse nuk ka qenë shumë i njohur për publikun shqiptar, Lindi ka kryer shkollimin për muzikë në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

Ai krahas paraqitjeve nëpër mbrëmje të ndryshme, së fundmi ka qenë i angazhuar edhe në televizionin ATV LIVE.

Ndërkaq, për vdekjen e Ibrahimit të shumta kanë qenë edhe komentet e reagimet që u bënë nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale. 

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img