12.7 C
Pristina
Friday

S’u pa në skenë për 7 vite, çfarë fshihet prapa “zhdukjes” së këngëtares Leonora Poloska

Pas 7 vitesh pauzë rikthehet në media këngëtarja Leonora Poloska.

Është njëra ndër këngëtaret që njihet për vokalin më të mirë të kohës. Pas një pauzë të gjatë, ajo ka vendosur që të rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Pse” është kënga më e re e saj, teksti i së cilës është shkruar nga Andin Randobrava, njëherësh bashkëshorti i saj.

Gjatë kësaj shkëputje, këngëtarja ka shpalosur në LIBERO momentet me të mira që i ka kaluar gjatë këtyre viteve me familjen e ngushtë.

Ajo madje ka ndarë shumëçka edhe nga jeta e saj personale. Tani Poloska ka një vajzë e cila quhet Andora. Është katër vjeçe, e të cilën e quajti “frut i dashurisë”.

“Ajo është gjithçka për ne, jeta jonë nuk ka qenë më njësoj. Është një vajzë shumë e gjallë,” tha ajo.

Teksa shtoi se kur kishte lindur vajzën, nëna e saj e kishte pyetur se kë do më shumë, prindërit apo vajzën e porsalindur.

” I thash mami, njësoj. Jo, drejt trego. I thash, për një fije të flokut, vajzën më shumë,” – shtoi për fund këngëtarja./ATVLIVE/

Rrëfimin e plotë të këngëtares e gjeni në videon më poshtë:

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img