4.8 C
Pristina
Friday

Shfaqet fotografia e filmit “Zgjoi”, Fahrije Hoti cilësohet simbol i forcës e mbijetesës

Filmi i regjisores Blerta Basholli “Zgjoi”, po vazhdon të shijojë sukseset duke fituar çmime kryesore në shumë festivale, e duke thyer rekorde të shikueshmërisë në vendlindje.

Pas këtyre sukseseve, “Zgjoi” është shfaqur edhe në kinemanë “Ritz Carlton Georgetown” në Washington, DC.

Të pranishme kanë qenë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja e njohur Dua Lipa, aktorja Yllka Gashi si dhe vet Fahrije Hoti mbi historinë e së cilës është krijuar edhe filmi.

Fotografia e tyre së bashku u shfaq te emisionin LIBERO.

Deputeti Armend Zemaj, ndau disa fjalë për gratë shqiptare që bashkëpunuan për filmin kosovarë më të suksesshëm momentalisht.

Pasi u shfaq fotografia e filmit ‘’Zgjoi’’ në ekran edhe këngëtarja Leonora Poloska tregoi se ndjehet jashtëzakonisht krenare.

’Këto femra janë ultra të fuqishme, unë i dua shumë’’, u shpreh këngëtarja.

Kurse sipas, prezantuesit Fehmi Ferati, diplomacinë më të mirë të Kosovës, janë duke e bërë gratë e Kosovës.

Përndryshe, ai “zemrën’’ e fotografisë e cilëson zonjën Fahrije, duke e quajtur simbol i forcës, i qëndresës, dhe mbijetesës.

“Hive” është një film dramatik kosovar i vitit 2021 me regji nga Blerta Basholli në debutimin e saj regjisorial./ATVLIVE

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img