15.2 C
Pristina
Monday

​Rita Ora sonte mban koncert në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sonte do të mbajë koncert falas në Tiranë.

Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Rita gjatë qëndrimit në Tiranë u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj kryebashkiaku Erion Veliaj. Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img