4.8 C
Pristina
Friday

Psikologia tregon se sa ka rëndësi të rriten fëmijët në shtëpinë ku ka kafshë

Prania e kafshëve në shtëpi po konsiderohet si një lloj terapie.

Një sukses tepër të madh ka terapia me qen te fëmijët me diagnozën autizëm, ku përmirëson aftësitë sociale të tyre.

Kafshët inkurajojnë bashkëveprim social i cili nxit një memorie të mirë dhe inkurajon komunikimin.

Psikologia Gentiana Kuqi, përmes një lidhjeje direkte në emisionin LIBERO tregoi rëndësinë e kafshëve në raport me fëmijët.

Ajo tregoi se kur fëmijët jetojnë me ndonjë kafshë, atëherë mësohen të përjetojnë ndjenjën e dashurisë së pastër.

’Atëherë munden të kenë empati, dhe të sillen shumë mirë ndaj diçka që është e pa mbrojtur. Kur të rriten këtë lloj të sjelljes, e transmetojnë edhe në shoqëri, gjithashtu mësojnë dashuri të pakushtëzuar,……’’, deklaroi psikologia.

Kuqi bën thirrje që të rritet vetëdija kolektive sa i përket kafshëve, sepse edhe kafshët janë pjesë e njerëzve./ATVLIVE

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img