9.4 C
Pristina
Sunday

Pse njerëzit mendojnë se Eva Mendes u martua me Ryan Gosling

Dy aktorët janë në një lidhje që nga viti 2011, kanë dy vajza dhe asnjëherë nuk kanë folur publikisht për detajet e lidhjes së tyre, ndaj as nuk kanë treguar nëse janë të martuar.

Dy aktorët janë në një lidhje që nga viti 2011, kanë dy vajza dhe asnjëherë nuk kanë folur publikisht për detajet e lidhjes së tyre, ndaj as nuk kanë treguar nëse janë të martuar.

Aktorja, e cila fsheh jetën e saj private nga publiku, mund ta ketë zbuluar statusin e saj martesor me një tatuazh të vogël, por të lezetshëm.

Eva Mendes ka shfaqur një tatuazh të vogël në kyçin e dorës, prej tij duket qartë se ia ka kushtuar partnerit të saj prej shumë kohësh Ryan Gosling, por ka mundësi që të ketë një kuptim edhe më të thellë.

Në dorën e kësaj aktoreje 48-vjeçare shkruhet thjesht “de Gosling”, që është një dedikim i dukshëm për partnerin e saj, por siç interpretohen nga disa media amerikane, ka mundësi që kjo të jetë një shenjë që aktorët janë martuar. Në kulturën hispanike, parafjala “de” ose “nga” bashkon mbiemrat e gruas dhe burrit pas martesës.

Tashmë ka interpretime se tatuazhi në të vërtetë do të thotë ‘Znj. Gosling’, pra se dy aktorët, në 11 vjetët e fundit që kanë qenë bashkë, me siguri janë martuar në fshehtësi. Mendes ndau një foto të saj duke mbuluar fytyrën me dorë, duke treguar kyçin e dorës dhe tatuazhin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që Eva zbulon një tatuazh, në shtator ajo shfaqi një tatuazh sentimental duke treguar një fushë plot me lule, ndjekësit e saj komentuan menjëherë të emocionuar se aktorja dhe partneri i saj 42-vjeçar janë në të vërtetë të martuar.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA