17.1 C
Pristina
Wednesday

Pas një pauze një vjeçare , Shkelzen Jetishi rrëfen për intervenimin që bëri në zë dhe rikthimin në muzikë

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Shkëlzen Jetishi-Xeni, përgjatë disa dekadave ka qenë tejet aktiv në muzikë e prezent në shumë ahengje familjare.

I lindur dhe rritur në Gjakovë, Xeni qysh në fëmijëri ka pasur një pasion të veçantë për muzikën.

Xeni shquhet si një ndër këngëtarët më të mirë për interpretim live, mirëpo së fundi ai u përballë me disa probleme shëndetësore, gjë që bëri që në jetë të merr vendime të padëshirueshme.

Vendimi që të heqë dorë nga karriera profesionale, ishte bërë për shkak të një ndërhyrje kirurgjike që bëri në zë.

Pas një viti pauzë Xeni rikthehet në LIBERO, për të rrëfyer të gjitha ato momente të cilat ia vështirësuan jetën e po ashtu bëri publik rikthimin e fuqishëm të tij në skenën muzikore.

‘’Viteve të fundit kam pasur probleme me zërin, kam bërë një intervenim në Izmir. Kam qenë i mendimit që të bëj një pauzë. Ishte shumë e vështirë për një mendim të tillë pas 40 viteve aktivitet në këtë punë. Mjeku më tha se e gjithë kjo ka ardhur nga stresi dhe mos kursimi në dasma dhe ahengje të tjera kur isha. Nuk jam pishman për atë që kam dhënë. Nëse do Zoti të kthehem përsëri në skenë, unë prapë do kisha dhënë të njëjtën por jo duke kënduar 5 ,6 orë sepse nuk i kam mundësitë më,’’ u shpreh Xeni.

Këngëtari Shkëlzen Jetishi të vështirë e kishte po ashtu edhe momentin e dhënies së lajmit të heqjes dorë nga karriera tek bashkëpunëtoret, moment të cilin e rrëfeu i përlotur në Libero.

‘’Momenti më i vështirë ishte kur kam biseduar me shokët e orkestrës që nuk do të jem më pjesë e grupit. Iu kam thënë vazhdoni ju sepse nuk doja t’i lija peng deri sa të kthehem unë, sepse edhe kur të kthehem nuk do jem me atë intensitetin e mëparshëm. Por vetëm si mysafir duke kënduar nga 1 orë nëpër familjet që dëshirojnë të jem pjesë e ahengjeve të tyre,’’ tha Jetishi.

Ndër të tjera, Xeni vazhdon të ketë akoma atë entuziazmin dhe dashurinë për muzikën, teksa në Libero i premtoi një qytetares nga Gjakova se do t’i këndoj në dasmë. /ATVLIVE/

Ndiqeni emisionin e plotë:

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img