Ledri Vula tregon si e nxiti menaxheri i tij për ta publikuar këngën “Don mo”

spot_img

Rep-artisti i hiteve, Ledri Vula në emisionin “E Diela Vlen” me Vlera Jusufin ka treguar për rrugëtimin e tij artistik, ndërsa ka folur edhe për pandeminë, gjegjësisht karantinën, për të cilën thotë se e ka shfrytëzuar për pak pushim pasi që ka pas nevojë.

“E kam shfrytëzu me pushu, kam shiku filma. Verës na ka ra me nejt më shumë në det. S’është që s’kemi pas nevojë për një lloj kësi pauze, për shkak të koncerteve të shumta.
Për mu ka qenë pauzë e mirë, por ka qenë e gjatë. Kur jam kthy nga Gjermania pas lindjes së vajzës, jam stërmbush dhe i kam bërë 18 gjëra për një mujë e gjysmë”, ka thënë Ledri.

Ndërsa, reperi i suksesshëm ka treguar për këngën e tij të fundit “Don Mo”, që momentalisht është një nga më të pëlqyerat.

Ledri ka treguar se ai që e ka nxit ta publikoi këtë këngë ka qenë menaxheri i tij, Enis Fetahu.

“Enisi më ka nxit, si e ka dëgju ka thënë këtë duhet ta publikosh menjëhërë. Ai madje për një javë i ka bërë të gjitha gati, dhe kemi shku në Dubai ku e kemi realizuar videoklipin dhe çdo gjë ka shkuar mirë”, ka thënë ndër të tjera Ledri Vula.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë në linkun më poshtë:

 

DUHET TË LEXONI

spot_img