Kështu do të duket Xhensila Myrtezaj në bashkëpunimin me Lumi B

spot_img

Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B po vijnë me bashkëpunim.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe reperi Lumi B po vijnë me bashkëpunim, shkruan atvlive.tv.

Kjo u konfirmua gjatë ditës së sotme nga vetë këngëtarja nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.

Derisa ajo e publikoi një imazh në studio me Lumin, tani këngëtarja ka vendosur të tregoj se si do të duket në këtë klip.

Xhensila e ka ndarë me ndjekësit një imazh me të cilin e rrëmbeu vëmendjen.

Bashkëpunimi me Lumi B për të cilin nuk dihen të gjitha detajet, pritet të jetë një super hit./Atvlive.tv/

DUHET TË LEXONI

spot_img