John Legend tregon si po i përjeton Chrissy Teigen akuzat e vazhdueshme për bullizëm

spot_img

John Legend ka folur për bashkëshorten e tij dhe ka treguar si po i përjeton akuzat për bullizmin.

Bashkëshortja e John Legend, Chrissy Teigen ka qenë së fundmi në qendër të akuzave për bullizëm të kryer ndaj shumë personave në të shkuarën, të cilët duket se e kanë parë të arsyeshme vetëm tani të flasin hapur për këtë çështje, shkruajnë mediat e huaja, transmeton atvlive.tv.

Në videon e postuar nga TMZ, Legend u pyet për Teigen dhe ai u përgjigj: Po ia del për mrekulli!.

Këtë javë stilisti i “Project Runway”, Michael Costello postoi një deklaratë në Instagram duke thënë se ai donte të vriste veten dhe se është ende i traumatizuar, i dëshpëruar dhe ka mendime për vetëvrasje, e gjithë kjo pas bullizimit që ai pretendon se Teigen i ka bërë në 2014-ën.

Teigen, ka thënë se ka shumë njerëz të cilëve duhet t’u kërkojë falje publike dhe thotë se ka arritur të kontaktojë me disa prej tyre privatisht.

Legend mbështeti postimin e bashkëshortes, duke e ripostuar nga llogaria e tij dhe duke theksuar një fjali të saj ku thoshte: Ne të gjithë jemi më shumë se momentet tona më të këqija.

Disa personazhe të famshëm i ofruan Teigen mbështetje pas faljes së saj publike./Atvlive.tv/

DUHET TË LEXONI

spot_img