-5.4 C
Pristina
Tuesday

Gabi, vajza kosovare që zgjodhi të jetojë për qejfin e vet

Gabi e ftuar në emisionin e mëngjesit, në ATV, tha se ajo po vazhdon të jetojë, ashtu siç ajo dëshiron pavarësisht paragjykimeve.

Gabriela Gjoni, apo “Gabi” studentja nga Gjakova, ka zgjedhur të ketë një stil më të veçantë të veshjes dhe dukjes, për dallim nga vajzat e tjera të moshës së saj.

Gabi e ftuar në emisionin e mëngjesit, në ATV, tha se ajo po vazhdon të jetojë, ashtu siç ajo dëshiron pavarësisht paragjykimeve.

“Në fakt gjatë gjithë kohës kam qenë në këtë mënyrë por gjatë moshës 12-13 vjeçare kam parë se s’jam për veshje femërore, sepse kështu jam ndjerë më rehat ani pse jam paragjykuar por prapë kam vazhduar në mënyrë time. Më shumë rëndësi është se jam përkrahur nga shoqëria dhe familja, pavarësisht paragjykimeve të shumta, të atilla si “nuk të ka falur Zoti kështu, kthehu në stilin e çikës, tamam ashtu siç je”. Kam pasion futbollin dhe beatbox-in. Kam një mesazh tek të gjithë se jetoje jetën ashtu sic ti e ndjen dhe mos u ndal asnjëherë pavarësisht paragjykimeve të tjerëve”, tha Gabi./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë në videon e mëposhtme.

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img