9.4 C
Pristina
Sunday

Ermal Mamaqi publikon librin e tij, e zgjodhi emisionin “LIBERO” në Kosovë për ta promovuar për herë të parë

Krahas profesioneve si aktor, regjisor, producent, moderator por edhe trajner motivues, Ermal Mamaqi së fundmi ka botuar edhe librin e tij të parë “Në garë me veten”, të cilin e promovoi të premten në emisionin “LIBERO” në ATV.

Pas eksperiencës së tij si trajner motivues, Mamaqi tha se ka vendosur të sjellë një libër që e konsideroi përmbledhje të trajnimeve të tij gjithë ditore që ai mbanë.

“…Ata që nuk kanë mundësi të vijnë në trajnime, mund ta blejnë librin…”, tha Mamaqi.

Krahas që kishte 1500 kopje të librit (të shitura) ende pa u shfaqur në librari, Mamaqi mori kritika nga figura të ndryshme publike nga Shqipëria, sipas tij të panevojshme, meqenëse njerëzit po merren me faktin se ai po shkruan libër dhe jo me përmbajtjen e librit.

“…Ky është absurditeti me të cilin po përballem… Nuk e kam problem të dalë dikush e të thotë “E lexova librin dhe është 0, nuk vlen dhe është libri më i keq që është shkruar në histori”… Po merren me faktin që unë e shkruajta një libër…”, potencoi ai.

Ndërkohë, Mamaqi ndau me publikun detaje shtesë sa i përket trajnimeve motivuese që ai mbanë, duke treguar se një nga qëllimet e trajnimeve është që të mësoj njerëzit se si të rrisin dëshirat dhe të ulin frikërat.

Gjithashtu, gjatë emisionit nuk munguan edhe të pathënat nga jeta e tij personale.

Për ta shikuar intervistën e plotë të Ermal Mamaqit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA