9.4 C
Pristina
Sunday

Eksperti i dashurisë, Albatros Rexhaj, tregon se pse po ndahen çiftet sot

I shkruan çdo ditë dashurisë, edhe kjo temë e atakoi atë në LIBERO. Bëhet fjalë për Albatros Rexhajn, i cili rrëfeu shumëçka për sa i takon temës për të cilën ai shkruan – dashurisë.

Teksa u pyet për mendimin e tij, rreth ndarjeve të shumta të çifteve, ai tha se kur ka ndjenja, ndarjet bëhen shumë më të vështira.

“…Kur nuk ka ndjenja gjithçka është e lehtë… Kur janë ndjenjat në mes, luftohet aty, me fjalë, me shikime, me nerva… me gjithçka… Kur ka ndjenja, gjërat janë shumë të dhimbshme… ndjenjat jo çdo herë janë të dyanshme…”, tha Rexhaj.

Ndërkohë, teksa u diskutua rreth dashurisë dhe seksit, Rexhaj tha se janë dy gjëra komplet të ndryshme.

“…Seksi dhe dashuria nuk kanë lidhje asgjë me njëra tjetrën. Seksi është nevojë fizike… Dashuria është kur ka një ndjesi të shijes për veten… Dashuria është shpirtërore, ti mund ta duash dikë pa e prekur… Ka seks pa dashuri, ka dashuri pa seks…”, potencoi ai.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Albatros Rexhaj, klikoni në linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA