17.1 C
Pristina
Wednesday

“E kam pasur shumë të vështirë’’, Shkelzen Jetishi flet për humbjen e prindërve

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, në një rrëfim për emisionin LIBERO tregoi për lidhjen dhe dashurinë që kishte me prindërit e tij.

Mirëpo, jeta me vështirësitë që të sjellë bëri që Jetishi ta përjetojë humbjen e prindërve në periudha të ndryshme me sëmundjet që ata u përballën.

Ajo kohë për Jetishin ishte shumë sfiduese, sepse njëkohësisht ai u përballë edhe me shëndetin e tij dhe me të ardhura financiare pasi që ishte kohë pandemie.

Mirëpo që të gjitha këto ai i kishte kaluar me shumë sportivitet dhe duke i pranuar të gjitha ato që i sjellë jeta.

‘’Pandemia ka qenë shumë e vështirë për të gjithë. Ka qenë një sfidë për mua dhe familjen time, sepse kemi qenë pa asnjë burime të ardhurave në atë periudhë. Në pandemi humba babin u bë shumë e vështirë me rastet që me ndodhen, por u ngushëllofshim me ato që ndodhen. E kisha shumë të vështirë sepse shkoi në moshë të re. Babi i ka shijuar të gjitha të arriturat e mija. Ai edhe ka kënduar këngë folklorike, ka pasur një zë shumë të bukur,’’ u shpreh Xeni.

Për Jetishin përkrahja e vetme në rrugëtimin e muzikës ishte nëna e tij. E të cilën e humbi në moshë shumë të re, e kjo e lëndoi shumë. Xeni shpalosi një fotografi të tij kur ishte fëmijë, e në atë fotografi shihej vetëm dora e nënës së tij.

‘’Lidhja ime me nënën ka qenë shumë e fortë dhe më ka lënduar shumë. Kemi filluar jetën, kemi vazhduar ka qenë një grua shumë e dashur. Kur të gjithë më thonin leje muzikën e shkollën ajo e mbështeti dëshirën dhe rrugëtimin tim që e kam filluar, më vjen keq që nuk arriti t’i shoh arritjet e mija. E kam peng që në këtë foto nuk është edhe nëna komplet por edhe ajo dorë me duket që po shoh diçka ,’’ u shpreh Xeni.

Përgjatë emisionit Jetishi shpalosi edhe rrëfime të tjera me të cilat është ballafaquar gjatë jetës dhe krijimtarisë së tij./ATVLIVE/

Ndiqeni emisionin e plotë:

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img