Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja Dua Lipa përmes një postimi në Instagram ku ka njoftuar se do të jetë pjesë e edicionit të ri të festivalit Primavera Sound 2022.
“Kjo është duke ndodhur”, ka shkruar këngëtarja në instastory duke ju referuar ngjarjes së madhe që e ka shoqëruar me disa fotografi.
E veçanta e këtij edicioni të festivalit Primavera Sound 2022 është se vikendi i parë e tij do t’i kujtoj edicionet e humbura, atë të vitit 2020 dhe 2021 duke i kompenzuar ato.
Më 2 qershor 2022 pritet të filloj ky festival, i cili do të zgjasë 11 ditë. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të festivalit, rreth 413 artistë do të marrin pjesë. Ndër emrat e shumtë është edhe Dua Lipa me albumin e saj Future Nostalgia, album ky i publikuar gjatë pandemisë.
Performanca e Duas do të jetë në javën e dytë të festivalit, më datë 9 qershor 2022.
Festivali do të mbahet në Parc del Fòrum për gjashtë ditë me radhë, duke u shoqëruar edhe nga aktivitete të tjera në qytete tjera.
/ATVLIVE/