20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Dua e emocionuar për Sunny Hill: Ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time

Dua Lipa do të performojë në natën e parë të festivalit katër ditor “Sunny Hill.

Në konferencën para nisjes së festivalit, Dukagjin Lipa ka bërë të ditur se numri i pjesëmarrësve do të jetë deri në 25 mijë.

“Ndihem mirë që jam në shtëpinë time, ndiem mirë që jam në vend timin për me bo një gjë kështu, është ëndërr e madhe. Shpresoj që keni me u kënaq. Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa për të përformuar në Prishtinë”, tha ajo.

Ndërkaq, Dua Lipa është pyetur edhe për detaje të tjera të performancës së sotme.

“Me të tregu çka kom me vesh nuk mundem, është një ndjesi shumë e mirë. Mezi po e pres me i ndje ato emocione para se me dal në skenë”, ka thënë Dua Lipa

Babai i Duas, Dukagjini ka pasur kritika për politikën, të cilën e bëri fajtore për moszbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

“Politika i ka fajet, problemi është te politika. Shumicën e seneve në politikë i bëjnë për sy e faqe”, ka shtuar ai.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img