26.7 C
Pristina
Saturday

Arilena Ara pas koncertit në Tiranë: Ishte mbrëmja më e paharrueshme e jetës sime

Mbrëmë (19 nëntor) ka qenë një prej netëve më të bukura në karrierën e këngëtares, Arilena Ara.

Mbrëmë (19 nëntor) ka qenë një prej netëve më të bukura në karrierën e këngëtares, Arilena Ara.

Artistja e njohur ka mbajtur koncert në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë për të promovuar albumin e saj të ri “Pop Art”.

Arilena për ta shoqëruar në skenë, ftoi edhe dy kolegët e saj me të cilët ka bashkëpunuar edhe në dy projekte muzikore, reperin Noizy dhe këngëtarin shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon’s Tears.

Në një atmosferë madhështore, skenë gjigante e fishekzjarr, në sheshin kryesor në Tiranë u mblodhën qindra fansa të këngëtares për të ndjekur nga afër përformancë live të saj.

Në një postim që ka bërë sot (20 nëntor), Arilena e ka quajtur koncertin e mbrëmshëm, si nata më e paharrueshme e jetës.

“19 Nëntor, “POP ART” Festival në zemër të Tiranës, nën dritën e hënës me eklipsin më të bukur ndër shekuj! Me bekimin tuaj, ishte mbrëmja më e paharrueshme e jetës sime”, ka shkruar Arilena në mbishkrimin e fotografive të shkëputura nga koncerti.

Kujtojmë që në një konferencë të mbajtur për media menjëherë pas koncertit, këngëtarja ka deklaruar se e ftuar për të performuar me të në këtë mbrëmje ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Dafina Zeqiri, por për shkak të angazhimeve tjera të saj jashtë vendit ishte e pamundur pjesëmarrja.

 

REKLAMËspot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img