12.7 C
Pristina
Friday

Arilena Ara flet për marrëdhëniet me Alketa Vejsiun, tregon pse mungoi në koncert Dafina Zeqiri

Arilena Ara është një këngëtare tejet e dashur për publikun shqiptar dhe së fundmi ajo ka mbajtur një festival në një skenë të madhe në Tiranë, gjë që ishte ëndërr e saj.

Në këtë festival ajo ishte mbretëresha e skenës, me lëvizje sensuale, koreografi dinamike dhe këngë që i këndonte publiku njëzëri.

Në një intervistë për ATV pa festivalit, Arilena ka thënë se ishte nga netët më të mira të saj.

“Për mua shkoj shumë mirë, ende se kam marrë veten. Energjia e publikut ishte e jashtëzakonshme, nuk e prisja. Ishte nga netët më të mira për mua, një dëshirë kam pasur që të jetë nata më e lumtur për mua, më e paharrueshme dhe më e rëndësishme. Këto ndodhën sigurisht nga publiku që ishte i zjarrtë, ishte më i miri që kam parë dhe që kam dëgjuar në të gjitha vendet e botës ku kam qenë për të përformuar”, tha ajo.

Ndërsa ka shtuar se suksesi i këtij festivali i ka tejkaluar pritshmërit.

“Kjo i tejkaloi pritshmërit. Njeriu mendon dhe thotë deri këtu mund të shkoj, por kur kalon përtej pritsh mërive, të trullosë dhe të duhet pak kohë ta marrësh vetën dhe të thuash “We did it””, thotë Ara.

Arilena në këtë festival ka bashkëpunuar me Vera Grabovcën, mirëpo është vërejtur mungesa e Alketa Vejsiut, e këtë mungesë ajo vendosi që të mos e komentonte.

“Në një festë kaq të bukur unë nuk do të doja të flisja për asgjë tjetër përveç për njerëzit dhe pjesëmarrësit që ishin në festival. Unë kisha fatin, privilegjin që punova për herë të 100 me Vera Grabovcën”, tha këngëtarja.

Ndërsa sa i përket mungesës së Dafina Zeqirit me të cilën kishte bashkëpunim, Arilena u përgjigj shkurt “Duke parë gjithë ato skena në klip, si mund të mendoni që unë dhe Dafina kemi një krisje në çift?”. /ATVLIVE/

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img