9.4 C
Pristina
Sunday

​Arbana Osmani drejton Festivalin e Këngës

Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se së bashku me Bojken Lakon, Shpëtim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe bashkëshortin e saj, Eduart Grishaj po punohet që të sjellin një festival të bukur, me pranë njerëzve.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistësh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt”, shkroi Osmani, duke vlerësuar të gjithë bashkëpunëtorët.

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, me 26 këngë pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.

“Eurovision Song Contest 2023” do të mbahet në Britaninë e Madhe, ku Shqipërinë do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA