9.4 C
Pristina
Sunday

Angelina Jolie viziton Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet

Ylli i Hollivudit dhe humanitarja Angelina Jolie ka thënë se fatkeqësia e përmbytjeve në Pakistan duhet të jetë ‘thirrje zgjimi’ për botën në lidhje me ndryshimet klimatike, duke bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare pas takimit me viktimat.

Pakistani është goditur nga rrebeshe të musonit që përmbytën një të tretën e vendit, duke lënë të vdekur afro 1 mijë e 600 njerëz, sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Më shumë se shtatë milionë njerëz janë zhvendosur, shumë prej të cilëve jetojnë në tenda të improvizuara pa mbrojtje nga mushkonjat, dhe shpesh me pak akses në ujë të pijshëm të pastër ose objekte larëse.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha Jolie, e cila më parë vizitoi Pakistanin për të takuar viktimat e përmbytjeve shkatërruese të vitit 2010 dhe një tërmet vdekjeprurës të vitit 2005.

“Unë jam absolutisht me ju në nxitjen e komunitetit ndërkombëtar për të bërë më shumë. Unë mendoj se kjo është një thirrje e vërtetë zgjimi për botën se ku jemi”, tha ajo në një takim të zyrtarëve civilë dhe ushtarakë në kryeqytetin Islamabad.

spot_imgspot_img

LAJME TË TJERA

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA