20.7 C
Pristina
Tuesday
spot_img

Aktorja Anne Heche në gjendje kritike pas aksidentit

Aktorja e njohur hollivudiane Anne Heche ka pësuar një aksident të rëndë trafiku, pasi makina e saj ka përplasur një shtëpi në Los Anxhelos, shkruan “Deadline”.

Aktorja e njohur hollivudiane Anne Heche ka pësuar një aksident të rëndë trafiku, pasi makina e saj ka përplasur një shtëpi në Los Anxhelos, shkruan “Deadline”.

Aksidenti ka ndodhur dje në lagjen Mar Vista rreth orës 10:55.

“Mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë, hyri në kryqëzim dhe u përplas me shtëpinë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos.

Makina e Anne Heche më pas mori flakë dhe aktorja u dërgua në spital me djegie të tmerrshme. CNN raportoi se Anne është në gjendje kritike.

Shtëpia në të cilën Anne Heche u përplas me makinën e saj gjithashtu mori flakë dhe 59 zjarrfikës e shuan zjarrin për më shumë se një orë.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
spot_img