12.7 C
Pristina
Friday

A është vetëdijesuar shoqëria kosovare ndaj kujdesit për kafshët?

Njerëzit në raport me kafshët, sidomos ato shtëpiake, ose janë indiferentë, ose kanë frikë e fobi prej tyre, ose i dashurojnë ato.

Ndërmjet këtyre tri kategorive ndodhin keqkuptime e moskuptime nga më të ndryshmet.

Aktivistja për të drejtat kafshëve, Segja Vehapi në emisionin ‘’Libero me Resul Sinanin’’ ka treguar për raportin emocional që ka me qenushin e saj “Borën”.

Por që fatkeqësisht sipas saj, ka shumë paragjykime në raportet njeri-kafshë.

Ajo ka rrëfyer se si qytetarët e kishin raportuar në polici, veç pse ajo kishte ushqyer disa qenë endacak.

‘’I thash, më falni a mund ta di se çfarë jam duke bërë keq? Ata më thanë, jo por është qen. Mua mu duk qesharake’’, tregoi ajo.

Ndryshe, aktivistja tha se tani del vetëm në orët e vona për t’i ushqyer qentë, sepse nuk dëshiron të ballafaqohet më me qytetarët./ATVLIVE

REKLAMËspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
spot_img
NGJARJE TË TJERA
REKLAMËspot_img