Përveç Ligës së Kampionëve është hedhur shorti edhe i Ligës së Evropës, Ku janë përcaktuar edhe çiftet e fazës së çerekfinales së kësaj gare.
Tetë skuadrat kanë mësuar kundërshtarët.
Përballja më interesante pritet të jetë ajo mes Manchester United dhe 5 herë fitueses së kësaj gare Sevillës.
Gjiganti Italian Juventus do të përballët me Sportingun e Lisbonës, klub ky i cili e eliminoi Arsenalin nga kjo garë.
Bayern Leverkuesen do të takohet me skuadrën belge Royale Union, ndërsa Roma e Jose Mourinhos, do të përballët me klubin holandez Feyenoord.
Ndeshjet e para çerekfinale pritet të zhvillohen me datën 13 prill, ndërsa ato të kthimit me datën 20 prill.
Kujtojmë që finalja e këtij vitit pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Puskas Arena’ të Budapestit. /atvlive.tv