Vetëm dje u vaksinuan 12 mijë e 53 persona në Maqedoninë e Veriut

spot_img

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se vaksinimi në këtë vend po zhvillohet pandërprerë.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë 24 orëve janë vaksinuar 12 mijë e 53 persona.

Ndërsa janë aplikuar gjithsej 760.961 doza të vaksinave, ndërsa 293.139 qytetarë kanë marr të dyja dozat kundër coronavirusit.

Derisa me dozën e parë dje u vaksinuan 3.686 qytetarë.

Ndërkaq, 60 % e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine,
58 % e popullsisë mbi 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine,
53 % e popullsisë mbi 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe

43 % e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine./ATVLIVE/

DUHET TË LEXONI

spot_img