15.2 C
Pristina
Tuesday

Ende s’kanë arritur vaksinat kundër kancerit në qafë të mitrës

Sipas një qytetareje, e cila ishte duke pritur para onkologjisë për një rast familjar, ardhja e vaksinave do të ndihmonte shumë moshatare të saj të prekura nga kjo sëmundje.

PËRGATITI: SARA SHEHU 

Ende nuk ka arritur vaksina që mbron vajzat dhe gratë e prekura nga sëmundja e kancerit në qafë të mitrës.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi, ka thënë se kjo vaksinë ende nuk është futur as në kalendarin e rregullt të imunizimit dhe se nuk kanë asnjë informacion se kur do të jetë në funksion për shfrytëzim.

Për ta parandaluar kancerin në qafë të mitrës, Bislimi ka thënë se ky vaksinim rekomandohet për vajzat 9-14 vjeç, kur, siç thuhet, shumica prej tyre nuk kanë filluar ende aktivitetin seksual.

Sipas një qytetareje, e cila ishte duke pritur para onkologjisë për një rast familjar, ardhja e vaksinave do të ndihmonte shumë moshatare të saj të prekura nga kjo sëmundje.

Në fillim të këtij viti, në tryezën e organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka  porositur 300 vaksina kundër papilloma virusit (HPV), vaksinë kjo që mbron nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.

spot_imgspot_img

ARTIKULL I SPONSORIZUAR

PUBLIKUAR SË FUNDMI
NGJARJE TË TJERA
spot_img