Serbët e Zubin-Potokut protestojnë për faltoret që pretendojnë se ua dëmtuan policët

PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ  

Disa nga banorët e ZubinPotokut, u mblodhën para stacionit të policisë në këtë komunë, paraditen e sëpremtes.

Ata pretendojnë se zyrtarë policorë ua dëmtuan disa faltore bashkë me reliktet të cilat edhe i mbanin në duar.

Derisa vetë policët e bllokuan rrugën për qarkullim tëveturave, protestuesit u nisën drejt kishës në qendër.

Pasi i kryen disa rite fetare, nisën ti shprehin pakënaqësitë.

Pas afro një ore, protesta përfundoi e qytetarët nisën tëshpërndaheshin.

Lidhur me këtë rast, Policia tashmë i ka nisur hetimet.

Jemi interesuar për këtë çështje. Po punojmë në këtë drejtim. Ta shohim nëse ka punë edhe Inspektorati Policor. Jemi të interesuar për ta ruajtur secilin relikt e secilin institucion fetar“, tha zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani.

ATV-ja kupton se vetë banorët që protestonin, nuk e kishin paraqitur rastin në Polici. Ky institucion nisihetimet vetëm pasi pa lajmet në media.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA