spot_imgspot_img
spot_img

Rrëzohet shtylla elektrike në Lagjën e trimave, disa shtëpi pa rrymë

Kjo është gjendja në të cilën ndodhet kjo shtyllë elektrike në rrugën “Qeta e Llapit” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Shtylla është rrëzuar që nga e premtja, më 3 tetor dhe si pasojë e kësaj, disa familje të kësaj zone kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 3 ditë.

“Po e shihni banderin ku është. Kjo shtëpi është pa rrymë, kjo është pa rrymë, atje është pa rrymë. S’po dimë as çka me bërë në njëfarë mënyre, na kanë kthyer në shekullin 19. S’po dimë as çka me bo, as nuk ke kujt me iu ankua. KEK-u e din shumë mirë që banderi është i rrëzuar.”

Me që për disa ditë nuk u rregullua problemi, Hoxha thotë se ka qenë i detyruar të sigurojë rrymë për vete nëpërmjet një lidhjeje nga rruga tjetër, për cka thotë se e ka njoftuar KEDS-in.

“Unë jam detyruar dje, kam qasje edhe prej anës tjetër të rrugës, me u kyç prej asaj ane, edhe në rrymë, edhe në kabllovik, me u hek prej kësaj pjese. Por familjet e tjera s’kanë qasje.”

Megjithatë në këtë lagje vetëm një shtëpi ka rrymë.

“Ka ra natën, ka ushtu. Jom çu prej gjumit edhe e pashë që kish ra në këtë pjesë. Rrymë këna, po vetëm televizorin s’e këna.”

Nga KEDS-i i thanë ATV-së se ekipi do të dalë në vendin e ngjarjes dhe varësisht nga nevoja, do të veprojnë.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju informojmë se një ekip i KEDS-it do të dalë në vend për të verifikuar gjendjen dhe, varësisht nga nevoja, edhe do të veprojë”.

Ndërsa si pasojë e reshjeve atmosferike nga KEDS thanë se janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik shpërndarës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA