1.5 C
Republic of Kosovo
Saturday, February 4, 2023

Robb Daddy nënshkruan me Nautilus Entertainment, planifikon lansimin e 25 projekteve këtë vit

I njohur për stilin e veçantë të veshjes, paraqitjet skenike si dhe këngët me shumë ritëm, Robb Daddy do ta vazhdojë karrierën e tij artistike me label-in “Nautilus Entertainment”.

“Erën e Saj”, “Ayo”, “Pom Pëlqen”,“Sonte Funky”, janë vetëm disa nga projektet që artisti Robert Krasniqi (Robb Daddy) ka lansuar gjatë karrierës se tij muzikore.

I njohur për stilin e veçantë të veshjes, paraqitjet skenike si dhe këngët me shumë ritëm, Robb Daddy do ta vazhdojë karrierën e tij artistike me label-in “Nautilus Entertainment”.

Pas postimit të Robb Daddy, në rrjetin e Instagram, gazeta online Reporteri.net ka kontaktuar me Robb Daddy ku njëherësh është konfirmuar nga ana e tij marrëveshja me “Nautilus Entertainment“.

 

Gjate bisedës, Robb Daddy bëri një premtim që nuk është dëgjuar ndonjëherë nëskenën muzikore të Kosovës, e mesiguri as edhe në atë të Shqipërisë: “Do i lansojë 25 projekte këtë vit, pra n’2023…”.

“Brenda 12 muajve, duke filluar nga Janari… Naj here 2 këngë brenda 24 ore, naj herë 1 këngë brenda 2 jave, krejt varet prej asaj se si shkojnë proceset në studio në përgjithësi dhe te xhirimeve të klipeve, sepse planifikohet që së paku 15 prej projekteve të jenë me klip, mos të them krejt projektet sepse varet edhe sa na premton koha. Ama diçka është e sigurt që, 25 projekte do i lansojë në 2023”, tha reperi për gazetën online Reporteri.net.

Mes tjerash Robb Daddy paralajmërojë që dy projektet e para do lenohen në këtë muaj – Janar.

“Po, 2 kënge janë gati, xhirimet janë në proces e sipër. Shumë shpejt do e postoj datën e lansimit të projektit të parë. Janë dy këngë që i kam shumë për qejfi dhe besoj që kane me ju pelqy shumë”, tha ai.

Pas një pauze, siç duket këtë vit do dëgjojmë shumë dhe shpesh nga Robb Daddy. Deri në lansimin e projekteve te reja nga Robb Daddy, gjeni disa nga këngët më të dëgjuara të tij:

publikuar së fundi
LAJME TË TJERA