Reagon ambasada e Francës: Dënojmë ashpër sulmin në Zubin Potok, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Ambasada franceze tha se dënon ashpër këtë sulm dhe tha se rasti duhet të hetohet e përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”.

Ambasada franceze po ashtu ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX për reagimin e tyre, si dhe tha se mirëpresin koordinimin me Qeverinë e Kosovës.

“Falënderojmë gjithashtu KFOR-in dhe EULEX-in për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresin koordinimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA