Shqipëria arriti t’i vaksinojë mbi 850 mijë banorë

spot_img

Në Shqipëri po vazhdon vaksinimi i qytetarëve kundër koronavirusit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer deri në 850 mijë vaksinime.

Është bërë e ditur se që nga nisja e fushatës së vaksinimit e deri më sot, Shqipëria ka administruar 967 mijë vaksina në total.

Ende po vazhdon vaksinimi i kombinuar, ku përveç të moshuarve mbi 60 vjeç, po vaksinohen edhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Javëve të fundit kemi pasur rënie të dukshme të numrit të rasteve pozitive me koronavirus jo vetëm në Shqipëri, por në përgjithësi në vendet e Ballkanit.

DUHET TË LEXONI

spot_img